Podcasting

Çfarë është Podcasting?
Është një material dixhital – audio ose video – apo një morri materialesh që shpërndahen përmes internetit në mënyrë që të dëgjohen apo shihen në kompjuterat vetjakë apo paisje të tjera transmetuese. Kjo nënkupton se një përdorues interneti mund të dëgjojë apo shikojë programe të nxjerra nga interneti në çdo kohë.

Si funksionon Podcasting?
Podcasting bazohet në teknologjinë RSS. Duke përdorur një lidhje automatike materiali në audio ose video menjëherë shkrakohet në kompjuter. Formati MP3 është zgjedhja më e mirë podcasting.

Çfarë programesh nevojiten?
ITunes: Për fillestarët një nga programet më të lehta ëshët ITunes. Pasi e instaloni këtë program në kompjuterin tuaj mund të regjistroheni në kanalet podcasting që ju interesojnë. Procedura për nëj gjë të tillë është si vijon: në menu zgjidhni "advanced" – "Subscribe to Podcast". Në dritaren e hapur kopjoni adresën e podcasting që dëshironi. Në fund shtypni OK. Nëse do të regjistroheni tek podcasting në faqen tonë atëherë klikoni podcast.evropaelire.org

IPodder: Programi IPodder është për përdoruesit e përparuar të kompjuetrit. Ka mekanizma transferimi më të përshtatshëm transferimi, të ruajtjes dhe regjistrimit.
 
 
 
 
 
 
Podcast