Titujt kryesorë:
Topi në Kosovë
Të zhvendosurit
Ndërhyrje e hakerëve
Si të dëgjohet
Orari i emisioneve
Intervista
Intervistat online
Regjistrimi
Kontaktet
E enjte, janar 08, 2009 Kosova 18:38
Faqja kryesore
Lajmet
Aktuale
Kronika
Shtypi botëror
Shtypi kosovar
Rajoni
Bota
Të tjera
Podcast
RSS
Dëgjo
Sipas kërkesës
Orari
Ndihmë
Linku
RFE/RL
Kosovo news
zeriamerikes
slobodnaevropa
makdenes
Ne
Misioni i Radios Evropa e Lirë është plasimi i informatave dhe ideve që promovojnë vlerat dhe institucionet demokratike.
Nga Evropa Qendrore deri në Pacifik, nga Baltiku deri në Detin e Zi, nga Rusia deri në Azinë Qendrore dhe Gjirin Persik, popujt janë duke luftuar për të tejkaluar pushtetet autokratike, luftojnë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, ekonomive të centralizuara, kundër mos tolerancës etnike dhe religjioze, kundër konflikteve rajonale dhe kontrollimit të mediumeve.
Stabiliteti i mbështetur në demokracinë dhe tregun e lirë në gjithë këtë hapësirë është vendimtar për jetësimin e paqes globale. Mbështetur në besimin se kërkesa më elementare e demokracisë është informimi objektiv i qytetarëve dhe mbështetur në përvojën gati gjysëm shekullore të pranisë përmes radio valëve në këto rajone, Radio Evropa e Lirë ka këtë mision:
1. Radio Evropa e Lirë ofron lajme e informacione objektive dhe analiza për çështjet jetike vendore dhe rajonale të rëndësishme për reforma të suksesshme demokratike dhe ekonomike.
2. Radio Evropa e Lirë përmes promovimit të vlerave demokratike forcon shoqërinë civile.
3. Radio Evropa e Lirë i kundërvihet jotolerancës etnike dhe religjioze dhe promovon mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet popujve.
4. Radio Evropa e Lirë ofron model për mediumet vendore dhe ndihmon aftësimin e gazetarëve me qëllim që të avansojë profesionizmin dhe pavarësinë e mediumeve dhe rrjedhimisht zhvillon raporte partneriteti me mediumet vendore.
5. Radio Evropa e Lirë kultivon lidhje më të afërta ndërmjet vendeve të rajonit dhe demokracive në zhvillim.