Titujt kryesorë:
Ipeshkvi Maly
EULEX-i
R.Giragosian
Si të dëgjohet
Orari i emisioneve
Intervista
Intervistat online
Regjistrimi
Kontaktet
E premte, nëntor 21, 2008 Kosova 12:27
Faqja kryesore
Lajmet
Aktuale
Kronika
Shtypi botëror
Shtypi kosovar
Rajoni
Bota
Të tjera
Podcast
RSS
Dëgjo
Sipas kërkesës
Orari
Ndihmë
Linku
RFE/RL
Kosovo news
zeriamerikes
slobodnaevropa
makdenes
Të tjera
BSPK: Muaji shtator - fillimi i grevave
22.08.2008
Nadie Ahmeti
Muaji shtator mund të jetë fillimi i shprehjes së pakënaqësive të punëtorëve kosovarë, në kërkim të përmirësimit të kushteve të punës. Kështu thotë Xhafer Xhaferi, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, duke shtuar se të gjitha sindikatat tashmë janë të gatshme të protestojnë në mënyra të ndryshme.
“BSPK- ja, e në kuadër të saj degët e veçanta që mbulojnë sektorët e ndryshëm, kanë paralajmëruar qeverinë dhe kanë insistuar në atë që t'i ndërmarrin të gjitha ato aktivitete, në mënyrë që t'i përmbushin disa nga kërkesat themelore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, përmirësimin e kushteve të punës dhe përgjithësisht përmirësimin e standardit të punëtorëve”,
thotë Xhaferi.
Sipas tij, mungesa e Ligjit të punës po paraqet problemin kryesor në këtë drejtim.
“Para së gjithash, këtu kemi mungesën e Ligjit të punës, njërit prej atyre bazamenteve, në bazë të të cilit caktohen dhe vendosen raportet e punëtorëve me punëdhënësin. Por, janë edhe disa ligje tjera në sistem - ka të bëjë edhe me Ligjin për sigurimin shëndetësor, Ligjin për greva, Ligjin për pensionistët. Janë disa ligje që po shtyhen gjithnjë dhe nuk po miratohen nga ana e Kuvendit të Kosovës”,
deklaroi Xhaferi.
Mosmiratimi i këtyre ligjeve do të krijojë pasoja të mëdha, të cilat nuk i shërbejnë punëtorisë dhe as qeverisë, thotë Xhaferi, sipas të cilit, mungesa e këtyre ligjeve vetëm se po e rrit ekonominë informale. Ai thotë se mbi 200 mijë punëtorë janë të punësuar në sektorin privat dhe pa kontrata pune.
“Kujtoj se kjo do të ishte e favorshme në qoftë se do të miratohet Ligji i punës, në qoftë se qeveria do të marrë hapa që të respektohen disa norma themelore të punësimit në këtë sektor; atëherë do të kishim edhe levërdi tjetër, jo vetëm që punëtorët në këtë sektor të mbrohen, por do të kishin një pozitë më të mirë; do të përfitonte edhe shteti, sepse atëherë do të paguheshin tatimet e caktuara, sigurimet për punëtorë dhe sigurisht që do të përfitonte edhe buxheti i konsoliduar i Kosovës”,
thotë Xhaferi.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përgatitur Ligjin e Punës, kështu që pritet shumë shpejt të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës, thotë Gjergj Dedaj, zëvëndesministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Në anën tjetër, sa i përket shprehjes së pakënaqësive të punëtorëve kosovarë, Dedaj thotë se sindikatat nuk duhet të ndërmarrin një hap të tillë.
“Unë mendoj se nuk është koha ende që të protestohet; duhet t'i jepet mundësi politikës. Qeveria e Republikës se Kosovës është tepër e përgjegjshme dhe tepër e interesuar që t'i zgjidhë problemet që janë të grumbulluara”,
shprehet Dedaj.
Ndryshe, punëtorët shëndetësorë, javën e kaluar, kanë mbajtur grevë të përgjithshme si paralajmërim për organet vendimmarrëse, se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, reagimi i punëtorëve shëndetësorë do të jetë, siç kanë thënë ata, konform përgjigjjes së qeverisë.
Shpërndaje:
Si ta shpërndani
Madhësia e shkronjave
Printoje
Email
Më tepër nga ky autor
Pse ndodh suficiti buxhetor?
Mosrespektim i ligjit apo fushatë kundër klinikave private?
Lufta kundër krimit dhe kontrabandës
(S)a ka korrupsion në Kosovë?
Kriza globale mund të prekë në të ardhmen Kosovën
Më tepër artikuj
Më të lexuarat
.
Fried: Plani 6-pikësh siguron shtrirjen e EULEX-it
Bugajski: Plani gjashtëpikësh - 'bosnizim' i Kosovës
Prishtina prezanton katër pikat për shtrirjen e EULEX-it
FT: Hillary Clinton, kandidate për sekretare shteti
EULEX "përçan" serbët