Ipeshkvi Maly: Kosova model i bashkëjetesës religjioze
21.11.2008
"Kosova aktualisht është model i bashkëjetesës së të krishterëve dhe myslimanëve për pjesët tjera të Evropës", ka deklaruar Ipeshkvi i Çekisë, Vaclav Maly.
"Ka një ujdi të ndërsjellë në skenën religjioze të Kosovës, veçanërisht ndërmjet myslimanëve dhe katolikëve, që janë të bashkuar, sepse janë shqiptarë", u ka thënë në Pragë gazetarëve Ipeshkvi Vaclav Maly, pas kthimit nga një vizitë e tij në Kosovë.
Ipeshkvi Maly ka vënë në pah se bashkëjetesa me Kishën Ortodokse nuk ka qenë e lehtë, sepse titullarët e saj mjerisht kanë luajtur letrën nacionaliste.
"Kisha Katolike ka emër shumë të mirë në Kosovë dhe ka zhvilluar rrjetin për ndihmat bamirëse", ka thënë Ipeshkvvi i Çekisë, Vaclav Maly, dhe ka konkluduar se ai dëshiron që organizatat bamirëse katolike të Çekisë të kthehen në Kosovë.